E rëndë në New York, burri i diagnostikuar me tumor, pasi preket nga Covid-19 i jep fund jetës

70

Një ngjarje e rëndë u verifikua në një spital të Manhattan New York ku një person i prekur nga kanceri në fyt pasi mori vesh se ishte i prekur edhe nga Covid-19 vendosi të vetëvarej.

Burime nga policia e New York raportuan se burri ishte 66 vjeç dhe u vetëvar në dhomën e tij të spitalit në repartin ku qëndronte i shtruar. Ekipi i spitalit NewYork-Presbyterian Hospital e gjeti trupin në orën 20:40 ditën e enjte dhe tentoi ta përmendte atë, por ishte e kotë. Kanceri në fyt ishte rënduar nga Covid-19 ku burri paraqiti një pneumoni të theksuar.