E rëndë në Lushnje, 13 vjeçari dërgohet i pajetë në spital

17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Lushnje, ku një i mitur dyshohet se është vetëvarur në banesë.

Nuk dihen ende detajet e kësaj ngjarje tragjike, për të cilën policia thotë se ka nisur hetimet.

Burime bëjnë me dije për noa.al se rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është dërguar nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.