E rëndë në Llogara, recepsionisti i hotelit var veten në vendin e punës

77

Recepsionisti i një kompleksi turistik është gjendur i pajetë.

Sipas policisë, mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është vetëvarur me litar në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks.

Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.