E rëndë në Kurbin/Gruaja godet burrin me sqepar në kokë

36

Një grua ka tentuar të vrasë bashkëshortin e saj, duke e goditur me sqepar në kokë. Sipas burimeve, 60 vjeçarja Drande Deda, është konfliktuar me bashkëshortin e saj, Llesh Doda dhe më pas e ka qëlluar me mjetin e fortë në kokë.

Burri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se çifti kanë pasur herë pas here konflikte të vazhdueshme, por sipas informacioneve nuk ka patur denoncime të mëparshme në polici për dhunë ne familje.

Ata kanë dhjetë fëmijë bashkë, por njihen si persona që kanë pasur konflikte.