E rëndë në Kosovë, efektivi i jep fund jetës me armë zjarri

57

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Kosova ku një pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Efektivi ka dalë nga shtëpia dhe është drejtuar për tek vendi i quajtur “Parku i Arbërisë”.

Po në këtë vend ai ka qëlluar veten.

Efektivi është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Policia po heton se cili mund të ketë qenë shkaku që ka çuar viktimën të kryejë këtë akt ekstrem.