E rëndë në Korçë, nënës tentojnë t’i rrëmbejnë fëmijën 4 vjeçar

44

Mbrëmjen e së premtës në Korçë rreth orës 22:00 në lagjen numër 17 të qytetit, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë ku një person i paidentifikuar ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë.

Autori ka ndjekur fëmijën i cili qëndronte pas nënës së tij. Fatmirësisht banorët e lagjes kanë mundur ta kapin dhe të njoftojnë policinë. Burime nga policia bëjnë të ditur se i arrestuari vuan nga probleme të shëndetit mendor, teksa nuk kanë bërë publik asnjë të dhënë mbi identitetin e tij.