E rëndë në Klos, po ndërronte prizat e shtëpisë, vdes 35 vjeçari

43

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ndodhi në fshatin Mishtër i Klosit.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I.K. Mësohet se ai ka qenë duke rregulluar vetë një prizë në banesën e tij kur ka rënë në kontakt me energjinë. Ndonëse ai u dërgua menjëherë për në spitalin e Burrelit, nuk mundi të mbijetonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vërteta të ngjarjes së rëndë.