E rëndë në Kavajë, nipi i ngul thikën gjyshit, policia e ndjek për orë të tëra

61

Një djalë 19-vjeçar ka plagosur me thikë gjyshin e tij në qytetin e Kavajës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.5 të Kavajës, ku policia u njoftua se kishte ndodhur një konflikt në familje, ku nipi kishte goditur me thikë gjyshin e tij.

Në momentin që efektivët janë afruar në vendin e ngjarjes, D. G., 19 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të policisë dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i të riut., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë gjyshin e tij shtetasi R. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilën autori kreu plagosjen.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.