E rëndë në Kavajë, daja akuzohet se ka detyruar mbesën të konsumojë drogë e më pas e ka ngacmuar

49

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Kavajë ku një burrë dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të konsumojë lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Mësohet se 31-vjeçari (daja i të miturës) është arrestuar nga Policia e Kavajës.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë i riu K. L., pasi ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Më pas ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.