Një 47-vjeçare shqiptare e cila punonte në Itali si prostitutë është vrarë.
Ajo është identifikuar si Luljeta Heshta.
E ndjera është goditur 5 herë me thikë nga një person.
Ky person fillimisht e ka thirrur, më pas e ka ndjekur nga mbrapa e ka tërhequr zvarrë e më pas e ka qëlluar për vdekje.
Policia u njoftua për krimin nga disa persona kalimtarë të rastit rreth orës 12:59.
Në momentin që policia arriti në vendngjarje Luljeta kishte marrë dy plagë në këmbën e djathtë dhe 3 në shpinë.
Policia italiane është duke punuar për identifikimin e vrasësit të cilin kalimtarët e përshkuan si një ‘burrë i veshur me të zeza’ dhe që nuk i dukej fytyra.
Hetimet vijojnë për të zbardhur këtë krim makabër.
Article bottom Rectangle3