E rëndë në Itali, ish-kryeministri i Italisë kërcënohet me jetë

358

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi është kërcënuar me anë të një zarfi, në brendësi të të cilit kishte dy plumba.

“Solidaritet me senatorin Matteo Renzi, çdo formë frikësimi është për tu dënuar”, shkruan në rrjetet sociale Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio.

Ende nuk dihet adresa nga është nisur ky zarf, dhe as autorët e idesë për të futur në të plumba, teksa ka nisur një hetim nga autoritetet.