E rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar

99

Një shqiptar ka humbur jetën në Savignano të Italisë, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është 60-vjeçari Zaim Qoshja, i cili po rregullonte një zgjatues në shtëpinë e tij, kur dyshohet se e zuri korrenti.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, 60-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Qoshja kishte emigruar drejt Italisë në vitin 1998 dhe kishte punuar si murator. Ai ishte baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.