E rëndë në Itali, djali vret nënën dhe qenin e shtëpisë, më tej vetëvritet

172

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali.

Një person, ka vrarë nënën e tij dhe qenin, teksa më pas i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni.

Ngjarja ka ndodhur në Saluzzo, Cuneese.

Mësohet se 48-vjeçari kishte probleme mendore.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë, të cilët pasi kanë mbërritur në vendngjarje, janë ngjitur në banesë dhe kanë gjetur të pajetë të moshuarën 82 vjeçare.