E rëndë në Itali, 20 vjeçari shqiptar plagoset me thikë pas shpine

35

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen e një të riu shqiptar është regjistruar në Itali.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në stacionin e trenit të Firences.

Pasagjerët e trenit kanë njoftuar policinë pasi kanë parë një të ri të shtrirë në tokë të gjakosur.

I plagosuri me thikë pas shpine u identifikua si një 20 vjeçar shqiptar. Ai u godit nga një person i cili ka arritur të arratiset nga vendngjarja.

Konflikti në rrugë me agresorin ka degjeneruar në këtë gjest ekstrem.

Policia po punon për të identifikuar fytyrën e autorit me anë të kamerave të sigurisë.