E rëndë në Greqi, gruaja me COVID-19 hidhet nga kati i tretë i spitalit, më parë kishte tentuar të mbytej në det

33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavalla të Greqisë ku një grua 52 vjeçare e diagnostikuar me COVID-19 është hedhur nga kati i tretë i spitalit ku kurohej.

Ngjarja është raportuar nga mediat vendase ku mendohet se 52 vjeçarja ka zgjedhur të hidhet në një moment ku aty pranë nuk kishte mjekë apo infermierë.

Ajo kishte tentuar edhe një herë tjetër vetëvrasjen duke dashur të mbytej në det, por policia kishte ndërhyrë në kohë.

Gruaja kishte tentuar vetëvrasjen edhe më herët duke dashur të mbytet në det, por u nxorr në kohë nga policia. Pas marrjes në pyetje ajo i shpjegoi atyre se kishte tentuar vetëvrasjen pasi u diagnostikua me koronavirus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here