E rëndë në Gjirokastër, një automjet bie nga ura, të plagosurit thirrje të dëshpëruara zjarrfikseve

46

Një aksident ka ndodhur në fshatin “Andon Poçi” në Gjirokastër, ku një automjet tip ford Fiesta ka rënë nga ura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre i identifikuar si Burim Ruko.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë, autoambulancat por dhe zjarrëfikëset që po punojnë poshtë urës për të nxjerrë nga makina çiftin që gjendet në automjet si dhe dy persona të tjerë.

Grupi hetimor konstaton paraprakisht se mjeti ka rënë nga ura për shkak të humbjes se kontrollit nga drejtuesit të automjetit.

Rruga nuk ka asnjë ndriçim, gjë që mund të ketë qenë një ndër shkaqet e humbjes së drejtimit të mjetit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të plagosurit janë zënë nga paniku dhe kanë ulëritur drejt forcave zjarrfikëse duke u lutur për shpëtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here