Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në fshatin Pozhoran të Komunës së Gjilanit.
Dyshohet se ngjarja tragjike ka patur katër viktima.
Mësohet se ata janë dy djem, nëna e tyre dhe babai i cili akuzohet si autor i krimit.
Lajmi u konfirmua gjithashtu nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani cili tha për mediat kosovare se:
“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një vrasje e katërfishtë, ende nuk dihen motivet. Rasti ka ndodhur në fshatin Pozheran të Vitisë”.