E rëndë në Fushë-Krujë/Një i ri humb jetën në një aksident rrugor

45

Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm, me pasojë humbjen e jetës së një djali të ri dhe plagosjen e një tjetri.

Rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.