E rëndë në Fier, gruaja hidhet nga kati i tretë i banesës

162

Hidhet nga kati i tretë i banesës një grua në Fier. Fanie Koshnica, një 74-vjeçare nga qyteti i Fierit është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës së saj duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i plotë i policisë: Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:30, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja F. K., 74 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.