E rëndë në Fier, djali qëllon babain me shkop në kokë, e lë në vend të vdekur

71

Një i ri, ka qëlluar me mjete të forta babain e tij, i cili ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, të Roskovecit në Fier.

Policia thotë se në banesën e tij, shtetasi E.R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta (shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë.

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.