Një vajzë 3-vjeçare është aksidentuar ditën e sotme në Fier në oborrin e shtëpisë nga babai i saj.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Çerven, ku shtetasi me iniciale E.T., në oborrin e shtëpisë, duke drejtuar mjetin tip zetor, ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
“Sot rreth orës 11:15, në fshatin Çerven, në oborrin e banesës së vet, shtetasi E. T., duke drejtuar mjetin tip zetor, ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.