Një aksident i ka marrë jetën një të riu në Elbasan.
Aksidenti u raportua mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgjik.
Këmbësori i moshës 26-vjeçare e me iniciale Xh.K., nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga goditja e makinës.
Për sa i përket detajeve të ngjarjes, çdo gjë është ende e paqartë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.