E rëndë në Elbasan. I biri rreh babain që përfundon në spital

15

E rëndë, sidomos kur vë dorë mbi prindërit.

Kjo ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Bëhet me dije se një 35-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij 67-vjeçar duke e bërë këtë të fundit për në spital.

Mësohet se 35-vjeçari M. Prifti është shoqëruar në komisariatin e policisë, ndërkohë që babai i tij P. Prifti, është transportuar për në spital.

67-vjeçari po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spitalin kirurgjikal të Elbasanit.

Situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së policisë, duke bërë që situatta të mos degradonte më shumë.