E rëndë në Durrës, policia gjen një trup në 100 metra thellësi në det

59

Policia e Durrësit ka informuar se sot pasdite në 100 metra thellësi në det është gjetur një trup i pajetë i një 30 vjeçari të seksit mashkull.

Uniformat blu informojnë se trupi u gjend në “Portoromano”. Ende nuk ka asnjë informacion mbi identitetin e personit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 15.08.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës, në vëndin e quajtur “Portoromano”, rreth 100 m  në det, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.