E rëndë në Durrës/Një 10 vjeçar nga Kosova gjen vdekjen duke u larë në pishinë

55

Një 10 vjeçar nga Kosova ka gjetur vdekjen teksa pushonte me familjen e tij në qytetin e Durrësit.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur mesditën e sotme, teksa 10 vjeçari i identifikuar si E.T., dyshohet se ka gjetur vdekjen duke u larë në një pishinë të ndodhur në lagjen nr.13 që qytetit bregdetar.

Trupi i pajetë i fëmijës është transportuar drejt morgut të spitalit të Durrësit, teksa vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.