E rëndë në Durrës, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, humb jetën drejtuesi

40

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës.

Një 30-vjeçar raportohet se ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:07, në lagjen nr.15, në Durrës.

Mësohet se 30 vjeçari A. B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes