E rëndë në Durrës, gruaja humb jetën mes flakëve në banesë

74

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një grua ka ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të zjarrit në banesën e saj.

Tragjedia ndodhi herët në mëngjes rreth orës 05:00, në lagjen nr.10. Flakët u panë të dilnin nga kati i dytë i një pallati.

Viktima u identifikua si Dashurie Koçi, 70 vjeçe, e cila jetonte e vetme.

Fqinjët pasi kanë vënë re tymin kanë lajmëruar direkt zjarrfiksit, por fatkeqsisht e moshuara nuk ka mundur të shpëtojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen  e plotë të shkaqeve të ngjarjes.