E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë një person

33

Pasditen e sotme brenda banesës është gjendur pa jetë një djalë i ri.

Policia njofton se 24-vjeçari me iniciale F.K, dyshohet se ka vrarë veten. I riu ishte banues në lagjen Nr.13, Durrës, trupi të cilit është gjetur pa shenja jete babai i tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak

Me datë 17.11.2021, rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur pa shenja jete babai i tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni.