E rëndë në Durrës, 40 vjeçari qëllon me thikë dy sirianë

55

Një burrë nga Berati është konfrontuar sot në Durrës me dy djem të huaj dhe ka qëlluar në drejtim të tyre me thikë duke i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës.

Autor i dyshuar është Oligert Qama, 40 vjeç nga Berati. Ai është arrestuar në flagrancë nga policia e qytetit bregdetar si autori i dyshuar i plagosjes me thikë të dy shtetasve sirianë.

Mësohet se emigrantët nga Siria janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.