E rëndë në Borsh, 40 vjeçari i shpëton mbytjes, por humbet jetën rrugës për në spital

56

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Borshi, ku një person ka gjetur vdekjen, pasi rrezikohej nga mbytja. Ngjarja ndodhi në orën 12:30 në plazhin e Borshit.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se është rrezikuar të mbytet E. G., 40 vjeç, i cili gjatë transportimit për në spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë rrugës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.