Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku 44-vjeçari me iniciale, V.P., banues në Kuçovë, dyshohet të ketë vrarë 41-vjeçarin A. G., me një armë zjarri kallashnikov.
Autori i dyshuar e ka kryer vrasjen në oborrin e një lokali, në liqenin e fshatit Goraj, ndërsa raportohet se ai dhe viktima kishin debate të vazhdueshme.
Policia e Beratit, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale furgonin me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.
Burime policore bëjnë me dije se autori i kishte marrë viktimës me qira një stallë derrash dhe në momentin që ishin në kontakt mes tyre shpërthenin konflikte verbale me ofendime.
Ofendimet e vazhdueshme mendohet të kenë shtyrë 44 vjeçarin drejt aktit ekstrem.