E rëndë në Berat, një i moshuar humb jetën aksidentalisht

38

Një 69-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë aksidentale ditën e djeshme në Berat.

Mësohet se Asqeri Lybeshari, ishte duke djegur disa mbeturina tek toka e tij në zonën e njohur si Blloku i Fiqve, ku ka humbur kontrollin për shkak të tymit dhe ka rënë në zjarr.

I moshuari nuk ka mundur të ngrihet nga zjarri dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë.

Policia e ka konsideruar vdekjen e 69-vjeçarit si aksidentale.