E rëndë në Bathore, një person vret kunatën për çështje morali/EMRI

78
Foto Ilustruese

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në zonën e Bathores rreth orës 17:45 në lagjen pranë rrugës “Apollonia”.

Pas një konflikti verbal, një shtetas ka ndërmarrë aktin ekstrem dhe ka ekzekutuar kunatën.

Policia sqaron se autori e vrau kunatën e tij për motive tejet të dobëta.

Agron Tanushi vrau kunatën e tij, shtetasen Jetmira Hasani për moral, edhe pse ai jetonte në shtëpi të ndara dhe nuk kishte kontakt me familjen e vëllait të tij.

Policia po heton rrethanat e krimit të rëndë.