E rëndë në “Astir”, kamioni përplas një grua për vdekje

248

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur sot në vendin tonë. Raportohet se një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësore, në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha”. Ka qenë shoferi 43-vjeçar me iniciale P.Rr., ai që ka përplasur gruan, rreth 60 vjeçe, e cila nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Pak më parë, një aksident me vdekje ndodhi në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, ku një mjet aksidentoi për vdekje një vajzë të mitur 7-vjeçare.