E rëndë/Mësuesja në timon aksidenton 62 vjeçarin që po kulloste bagëtitë

31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Dovolan të Dibrës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Një 62-vjeçar, i cili ka qenë duke kullotur bagëtinë teksa qëndronte në cep të rrugës, është goditur nga automjeti që drejtohej nga një mësuese e cila gjithashtu është plagosur.

Vëllai i të aksidentuarit shprehet se nuk di rrethanat e aksidentit, ndërsa të dy të plagosurit ndodhen në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e vërteta të këtij aksidenti.