E rëndë më Berat, një 16 vjeçar humb jetën duke punuar në shtyllën elektrike

24

Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë sot, në Berat.

Raportohet se ai ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Lapardha, të këtij qyteti.

Adoleshenti ishte me të atin, në momentin kur ra në kontakt me energjinë elektrike.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i 16-vjeçarit, ndërsa babai i të ndjerit është dërguar në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Mësohet se babë e bir ishin duke punuar misrin në tokën e tyre, kur kanë prekur telat e tensionit të lartë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet.