E rëndë, humb jetën mirëmbajtësi i rrugëve në Gramsh

258

Një punëtor që mirëmbante rrugët është gjetur pa jetë ditën e sotme.

Ngjarja tragjike është raportuar në vendin e quajtur “Ura e Qerretit”, në Gramsh.

Viktima është identifikuar si Edmond Shtylla, rreth 45 vjeç.

Për momentin janë ende të paqarta rrethanat se si burri mund të ketë ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e vdekjes.