E rëndë/Farmacistja nga Durrësi humb betejën me virusin, ishte vetëm 43 vjeçe

82

Një tjetër paciente COVID-19 ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Viktima, një farmaciste 43 vjeçare me banim në Durrës humbi jetën ditën e sotme.

Ajo kishte në pronësi një farmaci në Krujë dhe rezultoi pozitive para 10 ditësh.

Gjendja e saj u përkeqësua në spital ku edhe humbi jetën pas betejës me birusin.

Ky rast e çoi numrin e viktimave në 124.

Si asnjëherë më parë që nga nisja e pandemisë, në spitalet Covid ndodhen 24 orët e fundit 22 të shtruar në gjendje kritike, mes të cilëve 12 të intubuar.