E rëndë/E shtypi babai me traktor, 5 vjeçari nuk i mbijeton plagëve

44

Spitali-Rajonal-Korce-e1429258159310 - HapurNjë 5 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës pasi u aksidentua nga i ati, teksa ngiste një traktor.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku shtetasi Erjon Brahimllari teksa po manovronte për të kthyer traktorin në oborrin e stallave ka aksidentuar nga pakujdesia të birin.

Vogëlushi 5-vjeç është transportuar fillimisht  në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Korçës, por nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve të marra.