E rëndë/Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë

375

Një makinë është djegur në orët e para të së enjtes në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të natës, në lagjen 24 maji.

Persona ende të paidentifikuar i kanë hedhur benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën një automjeti tip “Fiat Panda”.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.