Një 64-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e banesës së tij.
Sipas policisë, “sot, rreth orës 06:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e banesës së tij shtetasi F.M., 64 vjeç.
Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja”.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.