E rëndë/63 vjeçari ngacmon seksualisht 13 vjeçaren

17

Një 63-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një vajzë 13-vjeçe.

Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në Patos, pasi një shtetase 13-vjeçe kallëzon se para një viti e gjysëm ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Ditët e fundit janë denoncuar disa skandale të kësaj natyre dhe më i rëndi mbetet ai i Sarandës ku një uniformë policie abuzonte seksualisht me nje te mitur.