E rëndë, 57 vjeçari gjendet i pajetë brenda mjetit me shenja në trup

53

Një 57 vjeç është gjendur i pajetë në brendësi të mjetit të tij. Në trupin e pajetë janë gjetur shenja goditjeje me mjete të forta.

Kjo ngjarje e rëndë është raportuar në aksin rrugor rural Polican-Suhë, Gjirokastër.

Viktima është identifikuar me inicialet G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili në rrethana të paqarta është gjendur i pajetë në kamionçinën e tij.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.