E reja gjeti vdekjen në klinikën private, policia nis hetimet, procedohen dy mjekët

88

Ilir Bibolli dhe Marinela Postoli, janë dy mjekët e një klinike në private në Korçë, të cilët janë proceduar penalisht.

Ata dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30 ka gjetur vdekjen në klinikën private ku edhe mjekët punojnë.

Autopsia ligjore pritet të hedhë më shumë dritë për ngjarjen e rëndë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.