E pazakontë në Tiranë, 14 vjeçarja bie nga dritarja e tualetit

42

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, pas mesnate.

Policia e kryeqytetit, informoi se në rrugën e “Durrësit”, ka rënë aksidentalisht nga dritarja e tualetit të banesës, një vajzë 14-vjeçare.

E mitura me inicialet R.H, është transportuar në gjendje të rëndë në spital, por për fat të mirë pa rrezik për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.