E pazakontë në Itali, nuset në protestë:”Na lini të martohemi!”

51

Një shoqatë italiane ka organizuar një manifestim të pazakontë ditën e martë. 15 vajza të veshura me fustan nuserie kanë parakaluar rrugën në shenjë proteste, kjo sepse për shkak të koronavirusit nuk mund të martohen.

Shoqata quhet AIRB dhe ka bërë të ditur se humbjet në sektorin e dasmave kanë arritur deri në 80 përqind.

“Kemi me miliona punëtorë, kemi më shumë se 30 mijë kompani, kemi edhe sektorin e eksportit që janë ndalur tërësisht”, ka thënë Mario Canditone, pjesë e shoqatës.

“Me shumë sakrifica, na është dashur ta anulojmë dasmën që e kishim ëndërruar, dhe kjo për shkak të kësaj situate. Nuk duam që të martohemi pa pjesëmarrjen e njerëzve tanë më të afërt”, ka thënë Dauria Ermanzia, njëra nga protestueset e cila duhej të bëhej nuse.