E pazakontë në Durrës, policia i gjen 14 vjeçarit armë zjarri në çantën e dorës

67

Policia e Durrësit është përballur me një ngjarje të papritur në stacionin e trenit, Sukth. Gjatë kontrollit fizik tek një i mitur 14 vjeç, policia ka gjetur në çantën e tij të dorës një armë zjarri.

Tashmë i mituri akuzohet për “Armëmbajtje pa leje”. Ai u identifikua si A.V., 14 vjeç, banues në Sallmone, Shijak.

Më tej është sekuestruar arma e tij, tip “Zastava”.