E papritur! Ulsi Manja shkrin të gjithë Kadastrën e Durrësit

101

Shkrihet krejtësisht kadastra e Durrësit. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dalë sot me një deklaratë të jashtëzakonshme, gjatë së cilës ngriti alarmin se e gjithë drejtoria e Legalizimeve në Agjencinë shtetërore të Kadastrës së Durrësit është gjetur në shkelje të ligjit me praktika abuzive.

Ndërkohë Ministria i është drejtuar me kërkesë Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kadastrave, Artan Lames, shkrirjen e kësaj drejtorie në Kadastrën e Durrësit.

Fjala e ministrit të drejtësisë Ulsi Manja:

Praktikat e sotme i referohen agjencisë së legalizimeve. Mjafton që punonjësit e drejtorisë antikorrupsion të marrin rastet e praktikat mbi tavolinë e me të gjitha gjasat do gjejnë shkeljet në mos të natyrës penale të natyrës administrative.

Tek Agjencia shtetërore e Kadastrës Durrës, ne kemi çuar si masë për shkarkim nga detyra pothuajse të gjithë drejtorinë.

Praktikisht ne kemi referuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës pra drejtorit të përgjithshëm të Kadastrës, shkrirjen e kësaj drejtorie…

Nga drejtori i ASHK Durrës te përgjegjësi sektorit të legalizimeve, sektorit të hartografisë, specialisti i hartografisë, përgjegjës i sektorit të kalimit të pronësisë, janë 215 dosje legalizimesh që janë marrë në shqyrtim vetëm për periudhën gusht-tetor 2021.

Në këto dosje ka rezultuar se mungonin totalisht dokumentet më të rëndësishme që kërkon ligji, praktikë pune abuzive dhe fiktive pa vetëdeklarime për legalizim, pa kartela të pasurisë apo statusit juridik të pronës, pa harta treguese e shkelje të tjera.

Personalisht mendoj që është një guxim i madh një zyrë e gjitha në shkelje nga drejtori te specialistët të sinkronizuar me njëri tjetrin.

Sa për dijeni, dua të sjell në vëmendje se emetimi i lejes së legalizimit pa pasur në dosje dokumentacionin e plotë është në kundërshtim me ligjin.