E papritur, miratohet vendimi për mbylljen e shkollave në të gjithë vendin

81

Nga dita e hënë asnjë institucion shkollor nuk do të hapet dhe mësimi do të zhvillohet online.

Vendimin e njoftoi para pak minutash ministria e Arsimit.

Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.