E papritur/Edmond Panariti largohet nga LSI pas 16 vitesh

41

Edmond Panariti, një figurë e rëndësishme e LSI ka vendosur të largohet pas 16 vitesh antarësi nga kjo force politike.

Lajmin për largimin e tij e dha vetë Panariti i cili shkroi se po largohet nga LSI për shkak të angazhimeve të reja, të cilat nuk preferoi t’i zbulonte.

“Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë! Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres  angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme .

Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë  rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje.

Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen,  ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë”, tha Panariti.